top of page

Muhammedi a.s ose arabisht Mu?ammad [mu'ham?ad] ( rreth 570 në Mekë; 8 qershor 632 në Medinë), me emrin e plotë Muhammed ibn Abdullah ibn Abdylmutalib ibn Hashim ibn 'Abd Menaf el-Kureshi, është themeluesi i fesë islame.

Muhammedi a.s shihet nga besimtarët myslimanë në radhën e profetëve si historikisht i fundit, të cilit i është dërguar me anë të Kuranit zbulesa e Zotit (Allahut). Si pasojë, ai është sipas kuptimit islamik „vula e profetëve“ (atam an-nabiyyina, sure 33, vargu 40).

Allahu (arabisht allah) është fjala arabe për zotin.

Emri 'Allah' përdoret në fenë islame për të cilësuar zotin, i cili konceptohet si unik dhe absolut duke qenë kështu de facto një emër i përveçëm, megjithëse ka shumë mundësi që të jetë zhvilluar nga një emër i përgjithshëm si pasojë e elipsës (bashkimit) së rrokjeve të nyjes al (arabisht) dhe ilah (arabisht zot, perëndi) duke i dhënë kësaj trajtën e shquar, pra „zoti“.

Sidomos në vendet perëndimore, fjala allah konceptohet pothuaj vetëm si emërtim për zotin në botëkuptimin e fesë islame. Por kjo fjalë përdoret edhe nga çifutët dhe të krishterët arabofolës në fetë e tyre për të përcaktuar zotin dhe përdoret edhe në biblën në arabisht.

Islami (arab. al-Islam) është një fe monoteiste abrahamike. Është e bazuar në besimin në një Zot (arab. Allahu), në zgjedhjen e Muhamedit a.s për profetin e fundit, paracaktimin e fatit të njerëzve, shpërblimin për vepra të mira dhe dënimin për vepra të këqija, ditën e gjykimit dhe ringjalljen e të vdekurve. Kurani është shkrimi i shenjtë i Islamit dhe kështu burimi parësor i tij, i shkruar në gjuhën arabe dhe përmban 114 kapituj (sure). Burimi i dytë i Islamit janë fjalët dhe veprimet (synneti) e profetit Muhamed.

Ndjekësit e Islamit quhen myslimanë, që sot janë rreth 1,62 miliardë ose 23% e njerëzve, duke e bërë kështu Islamin fenë e dytë më të madhe për nga numri i ndjekësve, dhe sipas disa burimeve feja me rritjen më të shpejtë në botë.

Kurani ose kur'an-i (arabisht:  al-Quran, "lexim, recitim") është shkrimi i shenjtë i fesë islame, i sili siç besojnë myslimanët, përmban fjalë për fjalë zbulesën e Zotit (arabisht: Allahut) ndaj profetit islamik Muhamed nëpërmjet engjëllit Xhebrail.

by Florim Halimi - Drita Jetes 2016

  • Black Facebook Icon
  • Black Instagram Icon
  • Black Twitter Icon
  • Black YouTube Icon
bottom of page